Një kishë ungjillore në Tiranë

Kisha Ungjillore Fitorja është pjesë e Komunitetit Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSh)

Historiku i shkurter
Kisha Fitorja është themeluar vitin 1993 pas një fushate ungjillizimi të drejtuar nga pastorët Billy Joe & Sharon Daugherty.
Atyre Perëndia ju dha një vizion ndërsa shërbenin në Tulsa (SHBA)për të ungjillizuar vende të ndryshme në botë, përfshirë edhe Shqipërinë dhe ata erdhën këtu dhe iu bindën zërit të Tij.

Si rezultat i këtij ungjillizimi në Stadiumin Dinamo disa shqiptarë që dëgjuan Ungjillin e predikuar dhe pane mrekulli, besuan në Zotin Jezus dhe ky ishte fillimi i fryteve të para në këtë kishë. Që nga ajo kohë shumë njerëz kanë dëgjuar Ungjillin dhe janë prekur nga Fjala e Perëndisë që predikohet çdo javë në këtë kishë.

Përveç shërbesave javore kjo kishë ka trajnuar shumë besimtarë përmes Shkollës Biblikë, që është pjesë e kishës sonë, dhe disa prej studentëve tashmë i shërbejnë Perëndisë si pastorë, predikues, mësues Bible dhe drejtues të shërbesave të ndryshme.

Kjo kishë drejtohet nga një skuadër drejtuese e përbërë nga njerëz që e duan Perëndinë dhe vullnetin e Tij të shfaqur përmes Biblës. Përgjatë viteve kisha ka pasur drejtues te ndryshëm të cilët për një kohë të caktuar kanë shërbyer dhe kanë qenë bekim për këtë kishë.
Për secilin prej tyre i jemi mirënjohës Perëndisë sepse kanë sakrifikuar nga jeta e tyre për t’i shërbyer popullit të Tij si dhe atyre që nuk e njohin Atë.

Kisha Fitorja si çdo kishë ungjillore beson se Bibla është Fjala e pagabueshme e Perendisë dhe që Perëndia ka një plan për çdo njeri dhe ka dërguar Jezusin për të na shpëtuar nga mëkatet tona dhe për të na bekuar me një jetë që karakterizohet nga hiri dhe mëshira e Tij.

Për më shumë mbi shërbesat e kishës si dhe oraret se kur dhe ku mbidhemi, mund të lexoni në faqet e tjera të këtij websiti.

Na ndiqni....Follow Us

ne lidhjet e meposhtme..