Mirë se erdhe në faqen e Kishës Fitorja


Përkufizimi i Kishës lokale

Kisha përkufizohet nga vet Zoti Jezus si një familje e përbërë nga njerëz që besojnë tek Perëndia (i cili është zbuluar përmes krijimit të Tij dhe Fjalës së Shenjtë - Biblës) që i binden vullnetit të Tij dhe që mblidhen në vende të ndryshme kudo në botë.

Kisha nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë një godinë sepse Perëndia nuk mund të kufizohet nga një gjë e ndërtuar nga dora e njeriut. Por kisha kudo në botë ka në pronësi të saj godina dhe ambiente që i nevojiten për të përmbushur misionin e saj hyjnor.

A keni menduar ndonjëherë që kisha nuk është godinë?



Grupi drejtues

Kur Bibla flet për drejtuesit e saj ajo i përkufizon ata si shërbëtorë. Në fakt një drejtues që nuk është shërbëtor nuk mund të jetë drejtues i vërtetë sipas Shkrimit. Jezusi tha tek Marku 10:45 “Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave.”

Shërbesa pastorale

Tomor dhe Miranda Ajeti shërbejnë si pastorët kryesorë të kishës ungjillore Fitorja. Ata kanë një përvojë mbi 21 vjeçare në sherbese dhe drejtojnë kishën Fitorja që nga viti 2004. Përvoja e tyre shumëvjeçare në kishë dhe shërbimi i tyre është një bekim për Trupin e Krishtit kudo.


Shërbesa e Adhurimit

Robert Stoli shërben si drejtuesi i grupit të adhurimit në Kishën Fitorja. Adhurimi në kishë është një nga elementet kryesore të shërbesës ndaj Perëndisë dhe puna e tij së bashku me grupin e adhurimit e bën adhurimin e Perëndisë një përvojë të veçantë në kishë sa herë që mblidhemi sëbashku.


Shërbesa e Lutjes

 Alma Doçi shërben me organizimin e Lutjes në kishë dhe në grupe të ndryshme brenda kishës Fitorja. Vetëm Perëndia do ta zbuloj një ditë se sa shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e individëve, kishave dhe kombit si rezultat i lutjeve të vazhdueshme në kishën tonë dhe kishat e tjera kudo. Ne besojmë në fuqinë e lutjes së përbashkët në Emrin e Jezusit.


Shërbesa e Fëmijëve dhe Adoleshenteve

 Erina Tusha drejton shërbesën e fëmijëve për shumë vite. Në kishën tonë kanë kaluar shumë fëmijë nëpër mësimet e përgatitura për këtë grupmoshë dhe sot disa prej tyre janë adoleshent dhe disa janë rritur dhe i shërbejnë Perëndisë. Fëmijët janë e vetmja grupmoshë që Zoti Jezus na thërret të bëhemi si ta. Janë i vetmi grup që Jezusi thotë të mos i ndalojmë të vijnë tek Ai. Mateu 19:14 Por Jezusi tha: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve.”


Shërbesa e bashkëpunëtorëve

 Ernela Jança drejton shërbesën e bashkëpuntorëve dhe punon poashtu si asistente zyre në Kishën Fitorja. Çdo kishë ka nga ato persona që punojnë prapa skenës por janë të pazëvendësueshëm për të, dhe Ernela është një prej tyre. Për çdo gjë administrative që ka të bëjë me kishën ungjillore Fitorja, ajo është personi për të kontaktuar.


Sherbesa e Medias

Gerti Kambo shërben me Median Sociale tek Kisha Fitorja. Media sociale luan një rol të rëndësishëm në ditët e sotme ku komunikimi ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi shkëmbejmë informacione. Përmes saj Kisha Fitorja ndan mesazhe Biblike për inkurajimin e besimtareve në Facebook, Instagram dhe Youtube.


Sherbesa e Njerezve ne Nevoje (NNN)

Siljana Kambo është përgjegjëse për Shërbesën e njerezve në nevoje. Pergjate viteve Kisha Fitorja ka mbeshtetur njerez në nevojë me pako ushqimore. Këto ushqime janë donacion nga besimtarët që janë pjesë e kishës Fitorja dhe çdo muaj një ofertë mblidhet për këtë qëllim. 


Shkolla Biblike Fitorja

Kisha Fitorja qe nga fillimi i saj ka organizuar dishepullizimin e besimtareve permes Shkolles Biblike qe zhvillohet me nje kurrikule baze nga SHBA-ja.Kjo shkolle zhvillon kurse cdo muaj dhe permbyllja e programit te vitit te pare zgjat afersisht 2 vite per ta perfunduar. Nese jeni te interesuar te merrni pjese ne nje nga kurset qe zhvillohen ndiqni postimet e Kishes Fitorja ne mediat sociale per kurset e rradhes.


Kisha Fitorja ne fshatin Kajan

Kisha Fitorja në fshatin e Kajanit ka vite që është hapur dhe mblidhet rregullisht çdo javë në ambient shtëpie. Kjo kishë ka filluar përmes ungjillizimit personal, dhe sot pas shumë vitesh, drejtohet nga një çift pastoral, Ermir dhe Nazmie Jança.
Ata janë njerëz të përkushtuar ndaj vullnetit të Perëndisë dhe i shërbejnë Atij për shumë vite në këtë fshat. Perëndia ka prekur shumë njerëz në këtë vend dhe sot ka edhe nga ata që e kanë dëgjuar ungjillin si fëmije dhe i shërbejnë Perëndisë si drejtues në kishë ose si misionarë dhe kishëmbjellës.
Asnjëherë nuk duhet të përçmohet puna në një vend të vogël. Mos harroni që Jezusi lindi në Betlehem. Ky varg tek Mikea 5:2 "Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë".


Mirese erdhet ne Faqen tone..

Behu pjese e nje sherbese te kishes dhe do te shikosh sesi jeta jote do te preket nga e verteta e Ungjillit.

Çdo javë kisha mblidhet në ambientet e saj në rrugën Shyqyri Brari, pranë KOPSHTIT ZOOLOGJIK. në Tiranë.

Oraret e shërbesës janë të afishuara këtu në këtë faqe. Jeni të mirëpritur!

Deri atehere ju mund te lexoni ose shkarkoni nje liber me mesazhin me te mrekullueshem ne bote. Kliko ketu dhe shkarkoje falas.

Church Invitation- Ftesa per tek Kisha Fitorja

Gallery

Disa nga fotot tona pergjate viteve...